Deputeti i LSDM-së Kostadinov: Mickoski kërkon amnisti që t’i shpëtojë të afërmit e tij

Deputeti nga radhët e LSDM-së, në konferencë për media para gazetarëve tha se procesi gjyqësor për “27 prillin” po i zbulon urdhëruesit e ngjarjes monstruoze në Kuvend dhe për këtë shkak, siç tha ai, Mickoski fton për amnisti që t’i shpëtojë të afërmit e tij, transmeton Portalb.mk.

“Dëshmitë në kuadër të procesit gjyqësor të 27 prillit e zbulojnë planin monstruoz që duhej të zbatohet këtu, në Kuvend. I planifikuar dhe porositur nga strukturat e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevski. Ish-njeriun e parë të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, më shumë të akuzuar në mënyrë direkte e kanë theksuar si organizator dhe pjesëmarrës në ngjarjen monstruoze për vrasjen e politikanëve, fyerjen dhe sulmet ndaj gazetarëve, djegien dhe shkatërrimin e veturave të deputetëve. I njëjti, sipas informatave publike në media është këshilltar sigurie i liderit të opozitës, Hristian Mickoski. Para disa muajsh Mickoski e ka dërguar pikërisht atë këtu, në Kuvend që të ofrojë zgjidhje për reforma në sistemin për ndjekjen e komunikimeve në kuadër të punës mes partive për pajtim rreth dispozitave ligjore. Është e dukshme lidhshmëria e Atanasovskit me Mickoskin dhe udhëheqësisë aktuale të VMRO-DPMNE-së. Dhe për këtë Mickoski është kundër faljes dhe për atë fton në protesta dhe bllokade, për atë fton për amnisti të urdhëruesve dhe kryerësve të dhunës. Mickoski dëshiron t’i shpëtojë nga përgjegjësia më të afërtit e tij dhe bartësin e krimit, Nikolla Gruevski”, tha deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

LEXO: Tridhjetë ditë paraburgim për ish-shefin e DSK-së, Vlladimir Atanasovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button