Ende nuk ka filluar të ndërtohet qendra e energjisë diellore me kapacitet prej 10 megavatësh

Premtimi se ELEM do të ndërtojë sistem fotovoltaik me fuqi të elektrizuar prej 10 MW, me panele fotovoltaike të prodhuara në Maqedoni”, LSDM planifikoi ta realizojë në gjashtë muajt e parë pas ardhjes në qeveri, megjithatë edhe pas një viti e gjysmë pas zgjedhjes së qeverisë, premtimi nuk është realizuar, shkruan “Vërtetëmatësi

Tani për tani ka vetëm njoftime për ndërtimin e një centrali të tillë diellore. Qeveria investimin e përmendi në kontekst të Ligjit të tyre të ri për energjetik në të cilin rregullohet çështja e ndërtimit të sistemit solar.

Ndërtimin e qendrës energjetike diellore në afërsi të “TEC Osllomjes” e njoftoi ELEM-i shtetëror me miratimin e Planit për zhvillim dhe planit për investime të ELEM  2018-2022, ku në faqe 32 qëndron se fuqia e instaluar e sistemit fotovoltaik do të arrij 10 MW, përderisa mesatarja e prodhimit në vit do të jetë 14,6 GWh. Në Planin për investime të ELEM, po ashtu, është paraparë se:

Në total investimi që do të arrij vlerën prej 7.000.000 euro është planifikuar që të financohet prej mjeteve të vet AD ELEM ose më saktë me vlerë të përgjithshme prej 1.050.000 euro, përderisa pjesa e mbetur e investimeve, me vlerë prej 5.950.000 euro, do të sigurohen me hua prej institucioneve financuese. Mjetet të cilat janë planifikuar që të kryhet pagesa e borxhit do të sigurohen me punën rrjedhëse të AD Elektrani në Maqedoni

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar (2017) sistemin fotovoltaik e përmendi edhe drejtori i ELEM, Dragan Minoski. Ai në konferencë për shtyp, në të cilën prezantoi kuptimin e matjes së energjisë diellore të disa studentëve, njoftoi se i njëjti do të shfrytëzohet për gjetjen e lokacionit për ndërtimin e centralit diellore prej 10 megavatësh.

Në gusht të këtij viti (2018) mediumet publikuan informacion, në të cilin thuhet se kompania ELEM ka vendosur që të merr kredit për ndërtimin e centralit fotovoltaik. Atëherë u njoftua se në fillim të vitit 2019 do të publikohet tenderi për zgjedhjen e kompanisë e cila do të ndërtojë sistemin solar. Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) të njëjtën ditë (29 gusht) publikoi njoftimin për tenderit ekzistues.

Që do të thotë, ndërtimi i centralit diellor me fuqi prej 10 MW të instaluar, ndoshta do të fillojë vitin e ardhshëm. Ashtu që premtimi zgjedhor i LSDM se ndërtimi i tij do të fillojë gjashtë muaj pas zgjedhjes së Qeverisë, nuk është realizuar. Pjesa e dytë e premtimi, se centrali diellore “do të ndërtojë panele fotovoltaike të prodhuara në Maqedoni”, është vështirë për t’u realizuar sepse panele të këtilla që planifikohen të instalohen në Osllomej akoma nuk prodhohen në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button