Profesoresha Najçevska refuzoi të merr pjesë në debatin për ndryshime kushtetuese për shkak Popovskit

Profesoresha Mirjana Najçevska ka refuzuar të merr pjesë në debatin publik për ndryshime kushtetuese që e organizon Qeveria. Ajo, siç tha, ka marrë ftesë, por e ka refuzuar sepse një nga folësit kryesorë është profesori Vllado Popovski, transmeton Portalb.mk.

“Ai është njeri me të gjitha ngjyrat dhe për të gjitha qeveritë. Kompromis. Njeri që as në ëndërr nuk do ta kundërshtojë asnjë regjim. Konsideroj se Vllado Popovski është diskretituar si profesionist në më shumë raste dhe se ka shkaktuar dëm të madh në zhvillimin e Maqedonisë si shtet juridik dhe demokratik. Për këto shkaqe, nuk shkoj në debat ku ai paraqitet si folës i veçantë, për mua nuk është vetëm poshtëruese, por edhe pa shije”, shkroi Najçevska në “Facebook”.

Popovski është këshilltar aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE. . Ai para disa muajsh theksoi se marrëveshja me Greqinë është e mirë dhe se nuk ka iluzion tjetër që mund ta bëjë marrëveshje më të mirë për Maqedoninë.

Në debatin e sotëm në Qeveri, përveç Popovskit, për ndryshime kushtetuese do të flasin edhe profesori Lubomir Fërçkovski dhe kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button