Ish-kryeministrit Gruevski i është caktuar paraburgim në rastin “Titanik”

Këshilli gjyqësor që e udhëheq rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike mori vendim që në pajtim me nenin 365 paragrafi 3, të akuzuarit Nikolla Gruevski t’i caktohet masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh, dike filluar nga gjetja e tij dhe nga privimi i lirisë, transmeton Portalb.mk.

Paraburgimi është caktuar pas njoftimit të dorëzuar na Kuvendi se Gruevskit i është marrë mandati i deputetit.

Për Gruevskin gjithashtu pas kërkesës së PSP-së është caktuar masë paraburgim edhe për lëndën “Trajektorja”, “T.N.T” dhe “Dhuna në Komunën Qendër”.

Gruevski në Hungari

Gruevski nuk është në Maqedoni, sepse ai tashmë ka marrë azil politik në Hungari, pasi që u arratis për t’i ikur vuajtjes së dënimit prej dy vjetësh në rastin tjetër të PSP-së, “Tank”, që ka të bëj me furnizimin e “Mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurosh.
Arratisja erdhi dy ditë para se institucionet në Maqedoni të lëshonin fletë-arrest ndërkombëtar, kurse për marrjen e përgjigjes pozitive për azil politik në Hungari, Nikolla Gruevski njoftoi një ditë para se Maqedonia ta dërgojë dokumentacionin në Hungari për ekstradim të të apostrofuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button