Vaji i avokados – eliksir për lëkurën

Vetitë antibakteriale dhe shëruese e bëjnë atë bazë ideale për trajtimin e plagëve, akneve, dermatitit. Gjatë ekzemës dhe psoriazës ky vaj e lehtëson kruajtjen.

Vaji i avokados i ngadalëson shenjat e plakjes, pasiqë stimulon metabolizmin e kolagjenit, e rrit tretjen e tij në dermën, ndërsa përqindja e lartë e vitaminës E ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira, transmeton Panacea.al.

Ky vaj ka fuqinë e jashtëzakonshme për të rigjeneruar dhe përtërirë lëkurën. Përmban përqendrime të larta të acideve yndyrore esenciale që parandalojnë tharjen e saj dhe ruajnë elsaticitetin. Në lëkurë depërton më thellë se të gjitha vajrat bimor dhe në këtë mënyrë fut përbërës aktivë në shtresat më të thella të dermisit.

Vetitë antibakteriale dhe shëruese e bëjnë atë bazë ideale për trajtimin e plagëve, akneve, dermatitit. Gjatë ekzemës dhe psoriazës ky vaj e lehtëson kruajtjen. Përmban lecitin dhe fitosterol, si dhe vitaminat A, B1, B2, D dhe E, acid pantotenik dhe proteina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button