Ish-shefi i DSK-së mund të dënohet me burg prej më së paku katër vite

Vepra penale për të cilën u paraburgos ish-shefi i Policisë sekrete, Vlladimir Atanasovski është “shoqërim për veprimtari armiqësore”, transmeton Portalb.mk.

Për këtë vepër, ai mund të dënohet më së paku katër vjet burg.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe korrupsion sonte dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për një person. Ekziston dyshim i krijuar se personi ka bërë vepër penale ‘shoqërim kriminel për shkak të veprimtarisë armiqësore nga neni 324, paragrafi 1 të Kodit penal”, deklaruan nga Prokuroria.

Atanasovski mbrëmë është arrestuar dhe është dërguar në dëgjim te gjykatësi i procedurës paraprake. Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe të dyshuarit i përcaktoi masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Paraburgimi i tij erdhi pas dëshmisë së vëllezërve Stefan dhe Mihail Mladenovski, të cilët duke u mbrojtur si të akuzuar të ngjarjes së “27 prillit”, një nga organizatorët e kanë përmendur Atanasovskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button