VMRO-DPMNE sot do të protestojë kundër “të zezave” të pushtetit

Partia opozitare, VMRO-DPMNE sot prej orës 17:00 përsëri do të protestojë kundër ashtu siç thonë, të zezat e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

“Protestoj pasi që: Jemi kundër të zezave ekonomike, kundër varfërisë, kundër tatimeve më të mëdha dhe mungesën e parave që i rëndon çdo qytetar, kundër ekonomisë e cila stagnon dhe humb. Jemi kundër të zezave politike, kundër padrejtësisë dhe pasigurisë, kundër persekutimit, kundër të zezave shoqërore, kundër rrezikimit të shëndetit dhe jo-funksionalitetit të sistemit shëndetësor dhe vrasësit të heshtur – ndotjes e cila në vend që të zvogëlohet, po shtohet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, VMRO-DPMNE ka dalë në protestë edhe të mërkurën e kaluar.

Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, gjatë protestës tha se qëllimi i tyre është ta largojnë kryeministrin Zoran Zaev nga pushteti dhe këtë do ta bëjnë përmes protestave që do të mbahen çdo të mërkurë në të njëjtin vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button