Është publikuar një letër, Gruevski ka kërkuar shpëtim nga Hani, Mogerini dhe të tjerët

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nëpërmjet një letrën më 16 tetor me të cilën ka kërkuar ndihmë nga personat me ndikim në Evropë që të mos shkojë në burg, ndërkaq më pas është arratisur në Hungari, njofton Portalb.mk.

Gruevski, i shkruan eurokomesarit Johanes Han, përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini, komesioneres për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviq dhe kryetarit të Partisë Popullore Evropiane Zhozev Doll.

Në letrën e publikuar nga televizioni i afërt me opozitaren VMRO-DPMNE “Alfa“, Gruevski prej tyre kërkon që të dërgohen në Maqedoni gjykatës ndërkombëtarë ose të dërgojnë mision të tyre pasi që nuk beson në pavarësinë e gjyqësorit, ndërkaq sipas tij, në mënyrë të paligjshme janë mbledhur materialet e përgjuara dhe nuk është lejuar që të njëjtave t’u kryhet ekspertizë.

Letrën e plotë më poshtë mund ta lexoni më poshtë.

Ndryshe, së fundmi Gruevski më 20 nëntor një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button