Zëvendës ndihmësi sekretari amerikan Palmer: Maqedonia mund t’i bashkohet NATO-s deri në mes të vitit 2020

Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer, në Sarajevë deklaroi se Maqedonia mund të kyçet në NATO deri në mesin e vitit e 2020 nëse e zbaton Marrëveshjen e Prespës, dhe me të e zgjidh kontestin shumëvjeçar me Greqinë, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, Maqedonia mund të bëhet anëtare e tridhjetë e NATO-s “më së paku për 18 muaj”.

“Ky është qëllim real i plotësuar”, tha ai.

Por, Palmer shprehu shqetësim për ndikimin, siç tha ai, “të madh rus” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe përpjekjet për të minuar përpjekjet e Qeverisë dhe të institucioneve të Maqedonisë për integrimin në BE dhe NATO.

“Nuk është e Rusisë të vendosë se çfarë mund ose nuk mund të bëjë në lidhje me mënyrën e integrimit të saj në institucionet euroatlantike. Përpjekjet e saj janë ta minojë vullnetin e shprehur të qytetarëve të Maqedonisë dhe të destabilizojë dhe dëmtojë paqen dhe sigurinë në rajon, shtoi Palmer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button