“Pakt kundër Serbisë” nuk ka, mirëpo për “Alo”-në serbe ka!

Tabloidi serb “Alo”, duke e paralajmëruara samitin e Iniciativës së Evropës Qendrore në Zagreb ka shkruar se në samitin në Zagreb do të ketë biseda edhe për formimin e paktit, që u bë temë kryesore në mediat ballkanike, pas deklaratave të zëvendës-kryeministrit Enver Hoxhaj për të përditshmen kroate “Veçernji list”. Kjo është vetëm një ditë pasi kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i thirrur nga deputeti Ivan Stoilkoviq, kategorikisht demantoi se ka pasur çfarëdo bisedash në të cilat ai ke qenë i involvuar, për pakt të Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Kosovës për Serbinë,

tekstin e “Alo” me titullin “PO NA KURDISIN DIÇKA TË LIGË Edi Rama vjen në Zagreb dhe nënshkruan DOKUMENT që kërcënon ta shkatërrojë Serbinë”; tabloidi, duke u referuar në të përditshmen kroate “Jutarnji list”, thotë se sipas spekulimeve, në margjinat e samitit një prej temave në takimet e kryeministrave të Kroacisë dhe Maqedonisë, Andrej Plenkoviq do të jetë krijimi i paktit kundër Serbisë.

Temën e inicioi Enver Hoxhaj nëpërmjet gazetës “Veçernji list”. Mirëpo ai pardje për televizionin malazez “Antena M” demantoi se as që ka përmendur formim të paktit kundër Serbisë.

“Asnjëherë nuk kam thënë gjë për formim të paktit rajonal kundër Serbisë” – deklaroi Hoxhaj për televizionin.

Sidoqoftë, ai përmendi se qëndron në gjithçka prapa çdo gjëje që ka thënë për “Veçernji list”, siç është ndërhyrja e Serbisë në rrënimi e shtetësisë së Kosovës dhe në çështjet e brendshme të Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në pres-konferencën e mbajtur të dielën, i pyetur për qëndrim rreth çështjes të cilën e hapi zëvendës-kryeministri kosovar Enver Hoxhaj, se në Maqedoni, Kroaci, Kosovë dhe Mal të Zi është biseduar për pakt kundër Serbisë, u përgjigj se ai distancohet nga çfarëdo bisedash, për shkak se ato nuk janë zhvilluar.

– Dëshiroj të distancohem prej çfarëdo lloj bisedash, nuk janë zhvilluar. Asnjëri nga ne nuk ka kërkuar ndonjë gjë të tillë dhe as nuk është biseduar për këtë çështje. Vetëm u bëj apel edhe Kosovës edhe Serbisë të ndërtojnë miqësi nëpërmjet dialogut – deklaroi Zaev.

Megjithatë pavarësisht këtyre demanteve nga e diela, të cilave iu bashkëngjit edhe Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi,  tabloidi serb “Alo” dje në tekstin e shkurtë sërish e përmendi marrëveshjen, madje edhe nënshkrimin e ndonjë pakti, edhe pse që figurat kryesore reagojnë se nuk është biseduar për diçka të tillë.

Teksti i “Jutarnji list” në të cilin referohet “Alo”, përndryshe nuk është nga ajo gazetë, por është transmetuar prej agjencisë të lajmeve kroate “Hina”, siç është shënuar në mënyrë përkatëse në “Jutarnji”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button