Rregullat që mbretëresha ka shkelur deri tani për Meghanin

Elisabeta e II-të paska shkelur disa rregulla mbretërore për Meghna Markle, edhe pse dihet që është tip shumë strikt. Sipas Insider, ka disa të tilla, duke nisur nga ceremonia e martesës : edhe pse 37 vjecare është një grua e divorcuar një herë, ajo u lejua të martohej në kishë, shkruan Bordo.al. 

Po kështu pati mundësinë të përdorte edhe melodi amerikan, jo vetëm britanike sic e do tradita. Dasma u mbajt në muajin maj, ndërkohë që mbretëresha Viktoria, stër-stërgjyshja e Elisabetës, mendonte se një martesë në këtë muaj, do të sillte fatkeqësi. Në Britaninë e madhe, nuk duhet që bashkëshorti të mbajë unazë martese, por Harry e ndryshoi këtë rregull.

Pastaj i ka bërë shumë lëshime me garderobën, e lejoi që darkën e dasmës të mbante vetë një fjalim, e i ka dërguar si asnjëherë më parë nënës së saj, Doria Ragland, një ftesë për t`i kaluar Krishtlindjet bashkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button