Plenkoviç-Rama: Nuk shohim skenare të Shqipërisë së madhe

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka pritur kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, pas një takimi në Samitin e Iniciativës së Evropës Qendrore. Të dy kryeministrat hodhën poshtë akuzat e Serbisë për krijimin e Shqipërisë së madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama vlerësuan sot se Shqipëria dhe Kroacia kanë marrëdhënie të mira dhe nivel të lartë të komunikimit politik si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të shumë iniciativave rajonale.

Kryeministri Andrej Plenkoviq shprehu mbështetje të fortë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, duke pritur që të fillojë negociatat zyrtare për anëtarësim dhe lavdëruar zbatimin e reformave evropiane të kryeministrit shqiptar Rama.

Kryeministri Rama falënderoi për mbështetjen që Kroacia ia jep Shqipërisë në rrugën e saj evropiane, por edhe për mbështetjen që Kroacia e jep për Kosovën në njohjen e shtetit.

“Kyçe është edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë që të fillojnë konferencën ndërqeveritare dhe hapin negociatat. Bindja jonë është që pas zgjedhjeve evropiane do të arrihet një konsensus edhe për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim, ndërsa Kroacia do ta mbështesë shumë fuqishëm këtë proces të Shqipërisë”, porositi Plenkoviç duke folur për rrugën shqiptare mbi anëtarësimin.

Plenkoviç vlerësoi se viti i kaluar për të dy vendet ishte një periudhë e familjarizimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Serbia dhe Beogradi kanë shkelur marrëveshjen e CEFTA-s. Kosova sërish është ankuar për të, por për fat të keq nuk ka pasur reagime që do ta përmirësonin atë. Rritja e njëqindpërqind e doganeve për produktet serbe nuk është normale, por situata është anormale “, tha kryeministri Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Ne duhet të marrim parasysh zhgënjimin e veçantë të banorëve të një pjese të Kosovës që prisnin liberalizimin e vizave, pasi Kosova dhe Mali i Zi arritën një marrëveshje mbi demarkacionin. Deri dje, kosovarët ishin shtetas të rendit të dytë sepse jetonin nën Serbi, por mund të udhëtonin me pasaporta serbe gjegjësisht jugosllave. Sot, ata janë qytetarët e vetëm të rendit të dytë të Evropës, të cilët nuk mund të udhëtojnë askund”, shtoi Rama.

“Kur flasim për akuzat për Shqipërinë e madhe, kjo tezë gjithmon hapet kur shqiptarët e Kosovës kërkojnë diçka me të drejtë dhe kur ne si Shqipëri dhe Kosova vazhdojmë të bisedojmë për gjërat e interesit të përbashkët”, porositi Rama.

Kryeministri kroat Plenkoviç porositi se Kroacia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, Kosovën dhe me Serbinë.

“Nuk shoh scenare (të Shqipërisë së madhe) për të cilën flisni. Dëshirojmë që gjërat të normalizohen dhe marrëdhëniet të stabilizohen, ndërsa lidhur me këtë sot foli edhe komisioneri Hahn, që dje vizitoi Prishtinën dhe Beogradin”, tha Plenkoviç.

Gjatë takimit u nënshkrua Deklarata e Partneritetin Strategjik midis dy vendeve me shpresën e avancimit të shkëmbimit tregtar i cili tani arrin në rreth 60 milionë euro, ndërsa u poroisit se Korridori Adriatik-Jon dhe Gazsjellësi Adriatik-Jon kanë qenë projekte interesante për të dy vendet dhe dy kryeministrat ranë dakord që vitin e ardhshëm të mbajnë një forum të përbashkët ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button