Masë intervenuese: Bujqit do të marrin 5 denarë për kilogram oriz

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është sjellë vendim për vendosjen e masës së re intervenuese për bujqit, prodhues të orizit. Konkretisht, bujqit do të fitojnë 5 denarë për kilogram të shitur dhe të prodhuar të orizit tek blerës të regjistruar. Qeveria e solli këtë vendim për shkak të vendosjes së balansit  mes ofertës dhe kërkesës dhe çmimit shumë të ulët të blerjes, përcjell Portalb.mk.

Me këtë masë të re të subvencionimit shtesë do të kenë përfitime bujqit. Subvencioni ka të bëjë me sasitë që janë prodhuar dhe shitur në periudhën prej 1 tetorit deri  më 25 dhjetor të vitit 2018 dhe të cilat nuk tejkalojnë 5,5 ton për hektar. Me masën e re pritet që të subvencionohen rreth 5000 ton oriz me çka përkrahja për këtë masë do të jetë rreth 25 milion denarë apo 400 mijë euro.

Subvencionet do të paguhen nga Programi për financim dhe përkrahje të bujqësisë për vitin 2019.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button