Zhobgar në UT: Të rinjtë duan të ikin nga Maqedonia pasi nuk shohin ardhmëri

Të rinjtë sytë i kanë nga Evropa, pasi nuk shohin ardhmëri në Maqedoni, ndërkaq autoritetet po mundohen që me politikat e tyre t’i mbajnë në vendlindje, kjo u tha sot gjatë debatit “Vizioni i të rinjve për BE-në”, gjatë vizitës së ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar në Universitetin e Tetovës, njofton Portalb.mk.

Zhbogar - Ameti
Zhbogar – Ameti

“Të rinjtë nuk shohin kurrfarë ardhmërie në vend, pikërisht edhe për atë arsyeje e lëshojnë vendin. Ne si BE së bashku me Qeverinë e Maqedonisë jemi duke menduar të bëjmë ardhmëri më të mirë për të rinjtë që të mbesin në vendin e tyre. Kjo mund të bëhet, kuptohet, me implementimin e reformave të cilat do të sjellin ndryshimet e nevojshme me qëllim që t’i mbajnë njerëzit të mbesin në vend”, deklaroi Zhbogar, gjatë debatit me studentët dhe shtoi se kjo vizitë ka në fokus studentët dhe është në kuadër të fushatës “Imagjinoni një të ardhme së bashku” e cila paraqet një rifillim të fushatës në fjalë.

Rektori i universitetit, Vullnet Ameti deklaroi se duhet të jemi më optimist dhe këmbëngulës rreth proceseve dhe vendimit për të qenë pjesë e BE-së.

“Është një projekt që ka hapur fushatën për të vetëdijesuar opinionin e gjerë që të jenë më optimist rreth proceseve që kalon vendi ynë. Kështu që ne të gjithë së bashku mundemi dhe do të jemi këmbëngulës dhe shumë optimist që edhe ne një ditë do të jemi anëtarë të BE-së”, deklaroi Ameti

Ndërkaq, edhe studentët të ardhmen më të mirë e shohin në inkuadrimin e Maqedonisë në BE.

Ndryshe, gjatë vizitës së sotme në UT, ambasadori Zhbogar zhvilloi edhe takimin e parë me rektorin, Vullnet Ameti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button