Zaev dhe Orban janë takuar në Zagreb, por s’kanë biseduar për Gruevskin

Edhe pse kanë qenë në darkë të përbashkët, kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, nuk kanë biseduar në lidhje me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev, ka marrë pjesë në Samitin e shefave të qeverive të vendeve anëtare të Iniciativës Qendrore-Evropiane në Zagreb. Në kuadër të kësaj vizite ka marrë pjesë edhe kryeministri Orban, vendi në të cilin Gruevski u arratis për të kërkuar azil.

“Në ndonjë rast tjetër do ta tregojmë pritjen e përgjigjes për ekstradimin e Gruevskit, pasi që sipas konventave dhe ligjeve ndërkombëtare ai patjetër duhet që ta mbajë dënimin në Maqedoni”, deklaroi Zaev.

Samiti në Zagreb, Zoran Zaev
Samiti në Zagreb, Zoran Zaev

Në lidhje me Samitin, Zaev ka theksuar se është mundësi e mirë për Maqedoninë që ta përsërit pritjen e saj për mbështetje nga vendet mike, për anëtarësim të shtetit tonë në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në.

“E kërkuam mbështetjen e vendeve anëtare për proceset në BE dhe në NATO. Maqedonia theksohet në dritë pozitive në ndërtimin e miqësisë, marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, reformave dhe pritjeve se nëpërmjet Maqedonisë do të vazhdojë zgjerimi”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button