Kontrollimi i gjuhës në Ramazan

Agjërimi i ligjshëm dhe ai i cili kërkohet nga ne, është ai agjërim i cili i ndal gjymtyrët nga mëkati, gjuhën nga gënjeshtra, fjalët e ndyta dhe dëshmia e rreme, organin gjenital nga marrëdhëniet intime ndërsa barkun nga ushqimi dhe pija. Ashtu siç agjërimin e prish ushqimi po ashtu mëkatet e dobësojnë shpërblimin e agjërimit, agjëruesi duhet të stoliset me virtyte të lartë, të largohet nga gjynahet ndërsa fjalët e tij të jenë të ëmbla ndërsa veprat e  tij të përputhem me mësimet islame. Çdo agjërues ka për obligim që gjatë ditës së agjërimit të kujdesët për agjërimin e tij e mos të veproj vepra që e prishin apo ia pakësojnë sevapin e agjërimit. Legjislacioni i dha rëndësi të madhe ruajtjes së gjuhës në çdo kohë mirëpo gjatë agjërimin urdhri është edhe më i dukshëm dhe i potencuar, andaj i Dërguari i All-llahut i mëson besimtarët të stolisën me sjelljeje dhe karakter të mirë  e në veçanti të largohet nga gënjeshtra, fjalët e ndyta dhe të pamoralshme.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ai i cili nuk e lë dëshminë e rreme dhe të vepruarit me të, Allahu s’ka nevojë që ai ta lërë ngrënien dhe pirjen.”

“Agjërimi nuk është të ndaluarit nga ushqimi dhe pija, por është të ndaluarit nga fjalët e kota e të turpshme. Nëse dikush të shan apo të ngacmon, ti thuaj: Unë jam agjërueshëm. Unë jam agjërueshëm.”

“Ndodh që ndonjë agjërues të mos arrijë nga agjërimi i tij veçse urinë dhe etje”.

I gjithë ky kërcënim është në realitet se vepruesi i këtyre veprave të lartpërmendura nuk e ka kuptuar ende realitetin e agjërimit.

Pra vëlla i dashur,  fjalët e tua janë tregues për vetveten tënde, e shfaqin sekretin tënd,  fjalët ose do të nënçmojnë ose do të lartësojnë, nëse kujdesesh për to të mbrojnë përndryshe të nënçmojnë.

Kush i nënvlerëson fjalët gabon dhe rrëshqet shumë, iu bënë zullum veshëve të tij dhe veshëve  të dëgjuesve, e shikon se si garon me njerëzit në muhabet, për ta marr hisen e vet dhe hisen e tjetrit,  më rëndësi është të fol me dituri apo pa dituri,  edhe pse ndoshta fjalët e  zhytin në humnerë apo i sjellë rrezik.

Kush i vlerëson fjalët edhe çmimin e ka të lartë,  gabimet e tij janë të pakta, veshët e njerëzve janë rehat, mundohet të zgjedhë më të mirën që e posedon, para se ta fletë bënë llogari, heshtë momentet që duhet heshtur, njashtu fletë me mas momentin që duhet të flas,  njerëzit  nuk lodhën nga të dëgjuarit, mbaron nga të folurit ndërsa njerëzit janë të përmalluar për fjalët e tij.

All-llahu i Lartësuar thotë: “E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”. [Isra 53]

Transmetohet se i Dërguari i All-llahut u pyet  se cili prej myslimanëve është më i mirë e ai u përgjigj: “Muslimani më i mirë është ai i cili nga gjuha e tij janë të sigurt (qetë) muslimanët tjerë” i Dërguari i All-llahut thotë: “Kush beson All-llahun dhe ditën e gjykimit le të fletë fjalë të mira ose le të hesht”

I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet njeriu me një fjalë të thënë për të cilën ai e fletë nuk i jep rëndësi se çfarë fletë zhytët në humnerë më larg se distanca mes lindjes dhe perëndimit.

“All-llahu i Lartësuar e urren oratorin prej njerëzve, i cili kullot me gjuhën e tij mu ashtu siç kullosin lopët me gjuhën e tyre”.

Omeri r.a ka thënë: Kush fletë shumë edhe gabimet janë të shumta, e kush gabon shumë edhe gjynahe ka shumë, e kush ka shumë mëkate zjarri është më primar për të.

Ibën Abasi kapke gjuhën e tij dhe thoshte: “Mjerë për ty, fol fjalë të mira do të fitosh, apo heshtë nga e keqja do të jesh i sigurt, përndryshe dije se do të pendohesh.

Vëlla i dashur dije se ti je zotërues i fjalëve tua dhe pronar i tyre përderisa janë në vetveten tënde, e nëse dalin prej teje, të tjerët bëhen zotërues të tyre, ndoshta për shkak të tyre bëhesh pronë dhe rob i tjetërkujt.

Ibën Mesudi u betonte në All-llahun dhe thoshte: “Nuk ka diçka që është më e nevojshme të burgoset në sipërfaqen e tokës siç është gjuha”.
Fudejl ibën Ijadi thotë:  Nuk ka haxh e as luftë më të vështirë se burgosja e gjuhës”

Ahnaf ibën Kajsi thotë: A t’ju tregoj për sëmundjen më të vështirë: Gjuha e ndyrë dhe morali i keq.

Pra vëlla i dashur këto ishin disa citate dhe thënie të dijetarëve që i urdhërojnë myslimanët të kujdesën për fjalët në jetën e tyre të përditshme e posaçërisht në Ramazan ngaqë kjo e pakëson sevapin e agjërimit.

Shkruan Hoxhë Abdyl Fuga

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button