Dekani  i UT-së, Fatmir Sulejmani u shpall “Krenaria e Mirditës”

Më 2 dhjetor 2018, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Shoqëria Kulturore Artistike – “Mirdita”, organizoi përurimin e numrave të fundit të organit të saj – revistës kulturore “Mirdita”, zgjodhi fituesit e çmimit “Yjet e Arbrit” (fituesi i parë i të cilit, më 2015 ishte prof. dr. Fatmir Sulejmani) dhe ndau disa çmime e mirënjohje për zërat e spikatur të fushës së kulturës dhe të letërsisë shqiptare.

Në këtë ngjarje kulturore, ku ishin prezentë personalitete të shquara të fushave të ndryshme, për shkrimet e botuara ndër vite në revistën kulturore “MIRDITA” dhe për kontributin e dhënë për zhvillimin e kulturës kombëtare, SHKA – “Mirdita”, dekanit të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fatmir Sulejmanit, ia akordoi titullin e lartë “Krenaria e Mirditës”, i cili sivjet u nda për herë të parë.

Krahas Sulejmanit, ky titull iu nda edhe akademikut Mark Tirta, gjeneralit Ded Prenga dhe gazetarit Frrok Çupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button