Shfaqja “As andej, as këndej”, premierë më 7 dhjetor në Kumanovë (FOTO)

Shfaqja teatrore “As andej, as këndej” do të jetë premierë më 7 dhjetor në Teatrin e Kumanovës, transmeton Portalb.mk.

Shfaqja e autorit Bojan Trifunovskit, Simeon Damevski dhe Lupço Todorovski, vjen e realizuar në regji të Kastriot Abdulit, e kurse mesazhet do t’i përcjellë nëpërmjet aktorëve: Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimit.

Dramatizimi është realizuar nga Ilir Ajdini, do të shoqërohet me tingujt e muzikës së orkestruar nga Burim Ramadani dhe Funda Ali, kurse për skenografinë është përkujdesur Ardian Kadriu.

“As andej, as këndej”, pasqyron realitetin aktual, ku shumë persona për shkaqe sociale marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Situata zhvillohet në mes Ilirit dhe Bekimit të cilët kishin marrë rrugën për të migruar në Amerikë. Ilir kthehet në Maqedoni pas 18 vjetësh, pasi që i shfaqen problemet familjare në Amerikë. Përjetimet dhe rrjedhat e ngjarjes për publikun do të shfaqet nëpërmjet situatave komike dhe dramatike.

Shfaqja “As këndej, as andej”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button