Era Istrefi në mesin e 28 njerëzve më me ndikim në Evropë

Çdo vit, POLITICO përpilon një listë prej 28 personash që kanë  pasur ndikim më  të  madh në  Evropë  gjatë  vitit 2018.

Këtë vit në mesin e këtyre 28 emrave në  mbarë  botën është  edhe këngëtarja kosovare Era Istrefi, transmeton Kallxo.com.

POLITICO ka shkruar se Era edhe pse nuk merret me politikë ka arritur ta vendosë  Kosovën në  hartën e botës me pjesë marrjen e saj në  Kupën e Botës.

“Edhe pse ajo nuk këndon për politikën, betejën për të ardhmen e Kosovës e stopoi atë  për momentin më  të  madh të Kupës së Botës. Rusia, e cila nuk njeh territorin e Kosovës, refuzoi ta linte atë me pasaportën e saj kosovare. Për fat të mirë, fqinji i Kosovës, Shqipëria i dha asaj shtetësinë, duke i lejuar asaj të vinte në ceremoninë e mbylljes në një audiencë mbarëbotërore me miliona”, ka shkruar POLITICO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button