Presidenti slloven Pahor: I uroj Zaevin dhe Ciprasin për marrëveshjen historike

Dëshiroj t’ju uroj kryeministrave të dy vendeve, Cipras dhe Zaev për marrëveshjen me rëndësi historike, kështuthotë presidenti slloven Borut Pahor në intervistë për gazetën greke “Katimerini”.

Ai komentoi se Marrëveshja nga Prespa është arritje e rëndësishme në drejtimin e duhur, jo vetëm për të dy vendet, por edhe për tërë rajonin, e paralelisht duke shfaqur shpresë se do të implementohet, transmeton Koha.mk.

“Të dy palët kanë përgjegjësi të madhe që të implementohet dhe shpresoj se përpjekjet e Qeverisë në Shkup do të sjellin përgjigje adekuate nga Greqia. Marrëveshja, po ashtu, hap dyer për një bashkëpunim më të mirë, të dobishëm dhe miqësor mes dy vendeve, fakt që do të jetë në dobi të dy palëve”, thotë Pahor në intervistën dhe shton se Greqia duhet të ketë rol të rëndësishëm në sigurimin e prosperitetit dhe stabilitetit në rajon.

Presidenti slloven thekson se marrëveshja është e rëndësishme edhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor “pasi e hap rrugën për vendin, emri i ri të cilit do të jetë Maqedonia Veriore, për integrimin në BE dhe NATO”. E me këtë, sipas tij, krijohet momentum i ri në procesin e zgjerimit të BE-së.

Pahor thotë se nuk din nëse dhe sa ka pasur ndihmë të huaj ose intervenim në arritjen e marrëveshjes, por thekson se e din se arritja e marrëveshjes së tillë ka qenë dëshirë e të gjithë atyre të cilët janë interesuar për stabilitetin në rajon.

“Brukseli, Berlini, Parisi dhe gjithsesi Lubjana shpresojmë se të dy vendet do të arrijnë marrëveshje dhe shpresojmë se do të implementohet. Për këtë shkak, nuk më pengon çfarëdo këshille ose përkrahje që janë dhënë që të arrihet kjo marrëveshje”, thekson kryetari i Sllovenisë, në intervistë për gazetën “Katimerini”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button