Shekerinska në Bruksel: Për anëtarësim në BE, duhet të transformohet shoqëria në Maqedoni (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska sot në Bruksel ka marrë pjesë në konferencën për raportet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor e fokusuar për zgjerimin e Bashkimit, integrimin dhe sfidat e transformimit të shteteve të rajonit, transmeton Portalb.mk.

Në Samit, Shekerinska ka folur për sesionin e parë të quajtur si “BE-Ballkani Perëndimor: Ende e komplikuar”. Ajo ka theksuar se anëtarësimi në BE nuk është vetëm të realizohen reformat për kushtet e kërkuara, por është transformim i shoqërisë.

“Transformimi real në shumë shtete nga Evropa Qendrore dhe Lindore janë zhvilluar në kuadër të procesit qasës. D.m.th. atë që e kërkon Maqedonia është që fillojë procesi i negociatave”, tha Shekerinska.

Në kuadër të qëndrimit në Bruksel, ministrja Shekerinska e shoqëruara me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ambasadorët e NATO-s, kurse për nesër është paraparë takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politika të jashtme dhe të sigurisë, Federika Mogerini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button