Gjuha shqipe bëhet gjuhë zyrtare në FFM

Gjuha shqipe me ndryshimet e propozuara në statutin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë nga sot është gjuhë zyrtarë në FFM.

Në shpjegimin e FFM-së thuhet se gjuhë zyrtare përkrah gjuhës maqedonase bëhet edhe gjuha shqipe dhe gjuhët tjera sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Sipas FFM-së, ndryshimet në statutin e FFM-së janë faktor kryesor për vazhdimin e bashkëpunimit mes FFM-së me FIFA-n dhe UEFA-n.
Kuvendi i jashtëzakonshëm i FFM-së po vazhdon seancën në Ohër./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button