Institucionet kompetente rekomandojnë lëvizje të kufizuara në vende të hapura për shkak ndotjes së ajrit

Në stacionet matëse në Shkup – Butel, Qendër, Karposh dhe në Kërçovë, Kumanovë, Miladinovcë, Strumicë, Manastir 1, Tetovë dhe Kavadar, është tejkaluar vlera e grimcave kancerogjene PM10 nga 100 kilogram në metër kub gjatë dy ditëve të fundit, ku Ministria e Ambientit Jetësor e ka njoftuar Institutin e Shëndetit Publik, Inspektoratin Shtetëror për ambient jetësor, Qytetin e Shkupit dhe Vetëqeverisja Lokale, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në koordinim me Grupin punues ndërsektorial për ajrin, në rast të tejkalimit të pragut të informimit për PM10, jep rekomandimet e mëposhtme:

  • Të shfrytëzohet transporti publik
  • Automjetet nuk duhet të shfrytëzohen pa ndonjë nevojë të madhe
  • Më shumë persona të mos udhëtojnë me një makinë në të njëjtën kohë
  • Të mos shfrytëzohen për ngrohjen e lokaleve mbetjet e vajti të djegur ose mbetjet e drurit me llak ose të ngjyrosura , mobiliet, stiropori, PET ambalazhi, copa të gomës dhe çdo materiali sintetik
  • Përdorimi i duhur i stufave me dru

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë japin edhe këto rekomandime:

Lëvizje dhe aktivitete të kufizuara  në ambient të hapur  të popullsisë më të ndjeshme (fëmijët, të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike të mushkërive dhe sistemit kardiovaskular, me një rrezik të veçantë për pacientët me astmë pulmonare), por edhe për personat që kryejnë punën e tyre profesionale në një ambient të hapur në zonat e ndotura të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button