Bankat thyejnë rekorde në dhënien e kredive për banesa

Kreditimi për banesa në vitet e fundit është segmenti me rritjen më të shpejtë në portofolin kreditor të bankave. Nga Banka Popullore informojnë se normat vjetore të rritjes së kredive për banesa, të cilat sillen rreth 15 për qind, janë dukshëm mbi rritjen mesatare të totalit të kredive për ekonomitë familjare, ku norma vjetore e rritjes është rreth 10 për qind, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të fundit, kreditë për banesa përbëjnë 29.4 për qind të gjithsej kredive të përgjithshme për persona fizikë (në krahasim, me pesë vite më parë, kjo pjesëmarrje ishte 24.8 për qind).

Kur e pyetëm nëse ka vend për rritje të mëtejshme të kredive të shtëpive, duke pasur parasysh se tregu ka një numër të madh të apartamenteve të pa shitura, ndërkohë që ka familje që ende nuk mund të përballojë blerjen e një apartament, nga Banka Popullore thonë se duhet të merret parasysh që bankat, kur marrin vendime për politikat e tyre kredituese e marrin parasysh edhe rrezikun.

“Ndonëse kreditë për banesa zakonisht konsiderohen si produkt kreditor më më pak rrezik, megjithatë, edhe ata bartin rreziqe për bankat, që ndërlidhen me ciklin e jetës së këtyre produkteve, që është mjaft i gjatë dhe kjo krijon pasiguri të madhe për bankat (e me këtë edhe rrezik më të lartë) rreth rregullsisë në përmbushjen e detyrimeve nga konsumatorëve, por edhe për vlerën dhe arkëtimin e sigurimit”, thonë nga Banka Popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button