Xhaferi sot është marrë në pyetje në Prokurori për zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ishte i ftuar në Prokurorinë për Krim të organizuar që të jep dëshmi për ngjarjet e 27 prillit. Bëhet fjalë për procedurë sipas detyrës zyrtare, për atë se si Xhaferi është zgjedhur kryetar i Kuvendit, pas denoncimit të dorëzuar nga në Shoqatë civile patriotike nga Manastiri, transmeton Portalb.mk.

“Si të gjithë qytetarët, ashtu edhe unë, Talat Xhaferi iu përgjigja thirrjes së Prokurorisë dhe e bëra obligimin tim si qytetar”, tha Xhaferi.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me akuzimet e Shoqatës nga Manastiri, Xhaferi tha se ajo shoqatë mund të thotë çfarë të dojë dhe nuk nën është kujdesin e tij dhe nuk ka nevojë ta komentojë.

Shoqata nga Manastiri kërkon që të hetohet se nëse më 27 prill në Kuvend është bërë keqpërdorim dhe zgjedhje joligjore e kryetarit të Kuvendit.

Prokuroria Themelore Publike kah mesi i nëntorit informoi se ka hapur hetim për mënyrën se si është zgjedhur Xhaferi kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Përveç Xhaferit, në Prokurori edhe përfaqësues tjerë kanë marrë ftesë, ndërsa sipas informatave një prej tyre është edhe Goran Misovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button