Platformë e re: Ekspertët do t’i komentojnë dhe analizojnë në aspektin profesional vendimet gjyqësore

Ekspertë juridikë do të analizojnë dhe komentojnë vendime gjyqësore të caktuara me interes publik me qëllim që opinioni të njihet në aspektin profesional nëse gjatë marrjes së vendimin janë respektuar procedurat, praktikat, por edhe parimet e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, raporton Portalb.mk.

Qendra për Analiza dhe Hulumtime Juridike dhe Analiza sot ka publikuar ueb-platformën “Justice Observers”, e cila është pjesë e programit “Përmirësimi i transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit të gjyqësorit në Maqedonia”, me qëllim që ta rrit sigurinë juriidke dhe përforcimin e kapaciteteve në gjyqësor, por edhe të sigurojë mbështetje për përmirësimin e politikave dhe praktikave në gjyqësor në pajtueshmëri me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.

“Ideja është që të vlerësohen dhe komentohen vendimet e gjykatave të larta në Maqedoni, gjegjësisht të publikojmë kritika pozitive dhe negative. Ekspertët tanë do t’i komentojnë këto vendime në lidhje me atë nëse janë aplikuar praktikat dhe parimet e GJEND.  Do të ketë mundësi që në këtë platformë të bëhen komente për analizat e vendimeve, por edhe qytetarët të sugjerojnë për ndonjë vendim, të cilit duhet t’i ekspertët ta analizojnë. Diskutimi duhet të jetë në drejtim profesional, pra ne do të bëjmë selektim të tyre që të mënjanohen fyerjet, pra kjo ka për qëllim që ligjet të aplikohen në mënyrë të njëjtë për të gjithë”, tha Zharko Haxhi-Zafirov nga Qendra për Hulumtime Juridike dhe Analiza.

Drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve, Natasha Gaber – Damjanovska, deklaroi se kjo platformë është e nevojshme pasi që do të hapë diskutim dhe do t’i dhurojë diçka që nuk ka pasur më herët – analizë në lidhje me atë se si dhe pse miratohet një vendim i caktuar.

“Është mirë që kjo po bëhet për të nxitur debat. Do të jetë njëfarë lloj forumi, i cili do të jetë një poligon i mirë për matjen e logjikës, pas vendimeve gjyqësore. Theksi në opinion vihet më shumë në lidhje me epilogun e lëndës, gjegjësisht vendimin gjyqësor dhe jo në sqarimin juridik, pas së cilës bazohet vetë vendimi. Kam pasur përvojë kur kam qenë gjykatëse kushtetuese, mediat informonin, pra opinioni ishte i fokusuar më shumë se çfarë përfundimi do të ketë lënda, a është shfuqizuar diçka, çfarë është bërë, s’ka qenë ajo pjesa thelbësore, nga personat që janë nga kjo fushë. Analizat që do të publikohen në këtë platformë do të jenë të shkurtra, të cilat do të jenë bazë për diskutim të mëtutjeshëm, që është shumë me rëndësi për këtë fushë”, theksoi Gaber – Dajmanovska.

Ndryshe, ueb-portali, momentalisht ka tre ekspertë, Aleksandar Goxho, Bilajana Puleska – Janushevska dhe Konstantin Bitrakov, ndërkaq së shpejti do të ketë dhe ekspertë tjerë. Në këtë platformë do të komentohen dhe analizohen vendimet e caktuara të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Lartë Administrative, Gjykata Administrative, Gjykatat e Apelit të Shkupit; Gostivarit dhe Manastirit, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Të interesuarit portalin mund ta vizitojnë këtu: www.justiceobservers.org.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button