Janë miratuar të gjitha draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, pason debati publik

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë pas tre ditësh diskutim i ka miratuar katër draft amendamentet për ndryshimin e kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Nesër, sipas paralajmërimeve, duhet të fillojë debati publik për katër draft amendamentet për të cilat janë parashikuar pesë ditë, dhe më pas Qeveria duhet t’i formulojë propozimet për amendamentet dhe t’i kthejë në miratim.

Në tekst, në propozimin e amendamenteve të kushtetutës, çdo deputet, trup punues dhe Qeveria kur nuk është propozues, mund të dorëzojnë amendamente më së voni deri tetë ditë para seancës së Kuvendit ku do të miratohen amendamentet e kushtetuese.

Kryeministri i Maqedonisë dje nga Zagrebi shprehu besim se procesi në Kuvend do të përfundojë me sukses që do të mundësojë anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave qasëse me BE-në.

“”Besoj se deri në fund të janarit, Kuvendi do të jep përkrahje për Marrëveshjen e Greqisë dhe më pas do të pasojë përkrahja e Marrëveshjes nga ana e Greqisë. Mendoj se Kroacia do të jetë një ndër vendet e para që do të nënshkruajë protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”, ka thënë Zaev në takim me kolegun e tij nga Kroacia, Andrej Plenkoviq.

Amendamentet që i miratuan janë:

Amendamenti XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Amendamenti XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e KAÇKM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të KAÇKM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të KAÇKM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Amendamenti XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.

Amendamenti XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button