Të kujt janë 11 milionë eurot për shkak të së cilave Mijallkov u paraburgos të parën herë dhe pse nuk janë shkak për paraburgimin e dytë?

Menduh Thaçi dhe katër ish-anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dje pasdite shkuan në kohë në gjykatë për rastin “Titanik 2”. Edhe ata edhe kamerat duhej t’i prisnin ngjarjet jashtë seancës, ku me vonesë arriti kombi i burgut të Shutkës. Në të ishte Sasho Mijallkov, i cili fitoi edhe 30 ditë tjera paraburgim në rastin “Perandoria”, pasi iu shfuqizua paraburgimi për rastin “Target-Fortesa”, që i ishte përcaktuar më 21 nëntor, shkruan “360 shkallë”, transmeton Portalb.mk.

Gjykata nuk i zbulon të gjitha detajet se pse Mijallkov ndodhet në paraburgim për shkak se është  praktikë e tillë  që mos të publikohen vendimet e tilla.

Megjithatë, nga ekipi i 360 shkallë thonë se kanë arritur ta lexojnë vendimin e gjykatës. Në të nuk përmenden 11 milionë eurot e famshme që ishin shkak për paraburgimin e parë të Mijallkovit. Thonë të famshme, sepse në opinion dihet se vetëm bëhet fjalë për njohuri të inteligjencës financiare për para në dy llogari që nuk janë të ish-shefit të DSK-së, por ka dyshim se ai i kontrollon.

Ku humbën 11 milionë eurot dhe dy llogaritë, dyshim sipas të cilit PSP për herë të parë arriti ta paraburgosë Mijallkovin? Për dallim nga gjykata që aspak nuk i përmend, nga ekipi i Katica Janevës thonë se nuk i kanë harruar paratë.

“Ata mjete ishin pjesë të kërkesës tonë për paraburgimin e ardhshëm”, thuhet në përgjigjen e PSP-së.

Kërkesa për paraburgim nuk është dokument publik dhe nuk mund të kontrollohet konfirmimi. Por në publik tashmë është vendimi i parë për paraburgimin e Mijallkov. Gjykata atëherë nuk i lëshoi 11 milionë eurot, me dyshimin se janë të ish-shefit të DSK-së.

Në llogarinë e kujt janë 11 milionë eurot dhe nga çfarë rrjedhin është edhe një pyetje për të cilën me javë nuk jep përgjigje as Prokuroria Speciale Publike e as Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, që rastësisht ose jo, kohës së fundit janë ngrirë gjithashtu rreth 11 milionë euro në dy llogari në procedurën për shitjen e një pjese të qendrave për dializë.

Personi kyç në këtë rast është Vera Ivanova. Ajo konfirmoi se është pronar i vetëm i kompanisë “Metropoliten” që në fillim të nëntorit është shitur për “Diaverum” suedeze. Por, problemi është që:

Para shitjes “Metropoliten” është në pronësi të një personi fizik, Vera Ivanova dhe një personi juridik nga Dubai, Smart Holldink. Shefi i Smart Hollding, sipas dokumenteve të cilat përmes një pjesë të avokatëve të saj i paraqiti Ivanova, është kompani nga Ishujt e Virgjër Britanik, Shërbimet e Përgjithshme të Zgjidhjes.

Avokati i saj në procedurë për mjetet e ngrira, Xvonko Davidoviq, konfirmoi se edhe kompania e fundit është e Vera Ivanovës. Në inspektim na janë dorëzuar më shumë dokumente nga Dubai dhe nga Ishujt e Virgjës, në të cilat ekziston edhe emri i Vera Ivanovës. Por, sipas inspektimit të 360 shkallë, në të gjitha dokumentet ajo është person autoritar i nënshkrimeve, por nuk është pronare.

Nga ekipi i emisionit kanë biseduar edhe me Xvonko Davidoviqin, avokatin e Vera Ivanovës.

“Kur e shihni në mënyrë fotografike, Vera Ivanova është pronare edhe e kompanisë “Smart Holding Limited.

“Kështu, unë ju ftoj të kërkoni nga pronarja dhe sigurisht do t’jua jep. Ne me këto dokumente që disponojmë, na janë të nevojshme për lëndën dhe ndoshta në çast nuk do t’i kemi sepse nuk na intereson kompania nga Ishujt e Virgjër, neve na intereson pjesa tjetër, pronësia e Metropolitet, por gjithashtu është pronar sipas tregimit të saj….Më mirë është të kërkoni nga pronari Vera Ivanova e cila e ka dokumentacionin e plotë rreth regjistrimit. Sepse ne si avokatë jemi të angazhuar rreth ngrirjes së parave dhe për atë që dëgjohet se mund të ishte hapur procedurë parahetimore ose hetimore nga Prokuroria për Krim të Organizuar. Kështu që më mirë është që prej saj t’i kërkoni dokumentet për kompaninë e Ishujve të Virgjër. Për Smard Holding Limited, ju treguam për Metropoliten. Dhe këtu nuk ka asgjë kontestuese.

Nuk ka asgjë kontestuese, por sërish do të them – linja e pronësinë mbaron në Ishujt e Virgjër.

-Ashtu është.

E tani këtu kemi një pikë të zbrazët. Është e qartë se Vera Ivanova atje është pronare, por nga ajo që e shoh, nuk shoh se është pronare absolute. Ju pohoni po, si dokument nuk shoh se është në atë moment.

-Po, por edhe ju thoni se nuk është pronar dhe në të njëjtën kohë nuk keni dokument se është ashtu.

Ajo është e saktë. Por, ajo duhet të dëshmojë të kundërtën sepse pasuria e saj është ngrirë sipas ndonjë dyshimi.

“Ajo që thoni të dëshmojë është konstatim interesant sepse nuk ka kujt t’ia dëshmojë, sepse vendimi për ngrirjen e parave ende nuk e kemi marrë edhe për kundër asaj që me shkrim e kemi drejtuar te gjykata dhe e kemi marrë edhe numrin e lëndës nga banka nga ku janë ngirë mjetet. Por, përgjigja e Gjykatës Themelore Shkupi 1 është se po zhvillohet procedurë parahetimore që është sekrete dhe nuk janë në gjendje të na e dorëzojnë vendimin”, tha Davidoviq.

Pas kësaj bisede, Davidoviq në telefon për 360 shkallë deklaroi se Ivanova posedon dokument që e dëshmon pronësinë e saj të kompanisë së Ishujve të Virgjër. Por, sërish, nuk mundi ta dorëzojë sepse ka qenë pjesë e lëndës për shitjen e revizionit të kompanisë.

Siç publikoi javën e kaluar 360 shkallë, Vera Ivanova paraqitet si menaxhere në më shumë shoqëri, Diamed, Metropoliten, por edhe Diamed R.S., ku pronar është 21-vjeçari Filip Ivanov. Ai është shef edhe i një kompanie – Metro Medikal, ku partner i biznesit është Risto Novaçevski, kumbari i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga martesa e tij e parë. Të gjitha kompanitë vendore në rrjet kanë seli në adresë të njëjtë – Magjistralja e Adriatikut nr. 100 në Vizbeg.

Një pjesë të mjeteve që i ka ngrirë Prokuroria për Krim të Organizuar janë në llogari të kompanisë nga Dubai, në Monako. Ivanova përmes avokatëve të saj shpjegon se në atë mënyrë më lehtë ka dashur të investojë jashtë vendit. Por, avokatët nuk mundën të shpjegojnë në emër të saj se pse i janë dashur dy kompani jashtë Maqedonisë- edhe në Dubai dhe në Ishujt e Virgjër dhe llogari shtesë në Monako.

Rastësisht ose jo, e gjithë kjo vjen në periudhën kur nga vendi iku Gruevski, ndërsa Mijallkov ndodhet në paraburgim. Të dy janë mes maqedonasve të rrallë që lidhen me Monakon. Mijallkon për shkak studimeve të djalit të tij. Gruevski, siç ka njoftuar partia e tij, ka marrë ofertë për bursë për të doktoruar në Universitetin e Monakos. Por, ai e ka refuzuar për shkak se në të njëjtën kohë ka qenë duke e kryer funksionin e kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button