Shefja e CIA-s do të raportojë për vrasjen e Khashoggit

Shefja e CIA-s, Gina Haspel, do të raportojë sot para udhëheqësve të Senatit amerikan për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll në muajin tetor, ransmeton REL.

Mediat amerikane kanë raportuar se CIA ka konstatuar se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, “ndoshta e ka urdhëruar” vrasjen.

Sauditët kanë akuzuar 11 vetë, por mohojnë se princi i kurorës është i përfshirë.

Raportet e mediave amerikane thonë se CIA ka prova se Bin Salman ka shkëmbyer mesazhe me Saud al-Qahtanin, i cili dyshohet se e ka mbikëqyrur vrasjen.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se gjetjet e CIA-s mbi princin e kurorës nuk janë përfundimtare.

Ai e ka përshkruar Arabinë Saudite si një aleat jetësor dhe ka kundërshtuar thirrjet për sanksione kundër udhëheqjes së mbretërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button