Rama kundër BE: Taksa ndaj Serbisë klithmë që duhet dëgjuar

Kryeministri Edi Rama e quan një klithëm që duhet dëgjuar taksën 10 % të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Kreu i qeverisë shqiptare ka dalë sërish kundër qëndrimit të Bashkimit Evropian, që kërkoi edhe sot heqjen e kësaj takse, transmeton Gazeta Express.

“Komisioneri Hahn ka të drejtë! Taksa100% mbi produktet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive? Hiç % të asaj që ka merituar! E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithëm që duhet dëgjuar…”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn gjatë një vizite zyrtare që pati këtë të hënë në Prishtinë tha se Bashkimi Evropian ishte i befasuar dhe zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifave doganore.

Hahn tha se heqja e barrierave tregtare është një nga qëllimet e BE-së. Hahn lavdëroi angazhimin e Kosovës në këtë drejtim ndër vite, por jo edhe vendosjen e taksës doganore.

Pas takimit me eurokomisionerin Johannes Hahn, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se, taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës  do të anulohet vetëm pasi Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button