Presidenti Trump optimist për bisedimet me Kinën

Presidenti Donald Trump vuri theksin të hënën tek “marrëdhënia shumë e fortë personale” me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, duke deklaruar se marrëveshja e re tregtare SHBA-Kinë do t’u jepte menjëherë mundësi fermerëve amerikanë të shisnin më shumë produkte në tregun kinez, transmeton VoA.

Tregjet e aksioneve në Azi e Evropë reaguan me rritje të ndjeshme pasi zoti Trump dhe zoti Xi, udhëheqës të dy ekonomive më të mëdha të botës, ranë dakord të shtunën në Argjentinë të mos vendosnin tarifa të ndërsjellta për 90 ditë, ndërkohë që negociohet një marrëveshje tregare.

Bursa shënoi rritje edhe në Nju Jork, duke rregjistruar ngritje mbi 1.5% të disa aksioneve kryesore.

“Takimi që zhvillova në Argjentinë me Presidentin e Kinës, Xi, ishte i jashtëzakonshëm. Marrëdhëniet me Kinën kanë hedhur një hap të madh përpara! Do të ndodhin gjëra shumë të mira,” komentoi Presidenti Trump në Twitter. Shtetet e Bashkuara kishin një deficit tregtar prej $335.4 miliardë dollarësh me Kinën në 2017.

“Ne po negociojmë fuqishëm, por edhe Kina do të përfitojë shumë nga arritja e kësaj marrëveshjeje. Do të jetë një fushë e barabartë konkurrence,” thotë Presidenti Trump.

Presidenti Trump tha se fermerët amerikanë “do të përfitojnë Menjëherë dhe Masivisht nga marrëveshja me Kinën. Kinezët kanë në plan të fillojnë të blejnë produkte bujqësore menjëherë. Ne prodhojmë produktet më të mira e më të pasta në Botë dhe këtë do Kina. Fermerë, JU DUA FORT!

Të dielën, Presidenti Trump postoi në Twitter se “Kina ka rënë dakord të kufizojë dhe heqë tarifa mbi makinat që eksportojnë SHBA në Kinë. Aktualisht tarifa është 40%”.

Të hënën, ministria kineze e punëve të jashtme tha se presidentët e dy vendeve kanë rënë dakord të punojnë drejt heqjes së tarifave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button