Kuvend, janë votuar draft-amendamentet, vijon debati publik

U miratuan me shumicë votash dy draft-amendamentet e mbetura për ndryshimet Kushtetuese. Draft-amendamenti i cili parashikon mos-cënimin e kufijëve të shteteve fqinje kaloi me 64 vota “për” kurse ai për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe kujdesin ndaj shtetasve që jetojnë jashtë vendit, kaloi me 66 vota “për”. Të përmbajtura përsëri votuan dy deputetet e ndara të VMRO-DPMNE-së, Emilija Aleksandrova dhe Vladanka Aviroviq, të vetmet që ishin prezente nga grupi i ndarë prej tetë deputetësh. Pas këtij votimi përmbyllet faza e dytë e procedurës për ndryshim të Kushtetutës dhe fillon faza e debatit publik e cila do të zgjasë pesë ditë pune. Zv. ministri i Jashtëm Andrej Zhernovski pasi dëgjoi disa nga propozimet e deputetëve për përforcimin e identitetit në Kushtetutë, deklaroi se ata do të merren në konsideratë, transmeton Alsat M. 

“Vijon debati publik dhe ky propozim dhe propozimet e tjera konstruktive do të jenë pjesë e debatit sepse ka mundësi dhe kushte të shihet mënyra se si të përmirësohet ky tekst”- tha Andrej Zhernovski, zv.ministër i Jashtëm .

Opozita në debat u shpreh edhe kundër këtyre draft-amendamenteve dhe votoi “kundër”. Teksti i tyre do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në gazetat “Slloboden peçat” dhe “Koha” kurse pas 30 ditësh debati mund të kthehet përsëri në seancë plenare ku do të kërkohet miratim i amendamenteve finale me 2/3 e votave të deputetëve, për ndryshimin e Kushtetutës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button