Ministri Filipçe me maska speciale do t’i mbrojë qytetarët nga ndotja e ajrit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka theksuar se për mbrojtjen e qytetarëve nga ndotja e ajrit do të furnizojë maska për kategorinë e qytetarëve më të rrezikuar, megjithatë ende nuk ka një anlizë se cila do të ishte ajo kategori, transmeton Portalb.mk.

“Shqyrtojmë alternativa dhe mbledhim të dhëna për atë se cili grup i qytetarëve është më i rrezikuar, dhe mund të që mbrohet në mënyrë shtesë nga ndotja e ajrit me maska speciale dhe kur do ta kemi atë numër, do të shohim se në çfarë mënyre do të mund t’i furnizojmë dhe t’i shpërndajmë”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe ka shprehur besimin se për një kohë të shkurtër do të përfundojë analiza, e cila ka dalë nga të dhënat e sistemit “Termini im”, në bazë të dhënave të mjekëve amë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button