Masat emergjente për ndotjen nuk mund të aktivizohen pa stacionet matëse në Lisiçe dhe Gazi Babë

Stacionet  jo-funksionale  për matje të ndotjes me grimca PM10 në Lisiçe dhe Gazi Babë e pamundësojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë të aktivizojnë masat intervenuese kundër ndotjes së ajrit, thonë nga “Skopje smog alarm”.

“Sipas urdhëresës, nëse koncentrimi mesatar ditor i grimcave PM10 është mbi 200 mikrogramë për metër kub në dy ditë rresht në të paktën dy stacione matëse në Shkup, atëherë në fuqi hyjnë masat si lirim nga detyrimet në punë për gratë shtatzëna, persona më të moshuar, persona me sëmundje kronike , pastaj përfshirje të transportit publik falas, pastrimin e përditshëm të rrugëve, inspektime të shpeshta, regjim të veçantë të trafikut etj. Fakti që stacionet matëse të grimcave PM në Lisiçe dhe Gazi Babë janë jofunksionale në kulmin e ndotjes, flet për qasje jo serioze ndaj problemit nga autoritetet kompetente “, thuhet në deklaratën nga” Skopje smog alarm”.

Meta” disa herë ka shkruar se qytetarët me muaj nuk po mund të informohen për nivelin e ndotjes së ajrit në disa nga zonat më të ndotura në vend. Në lagjet e Shkupit Gazi Babë dhe Lisiçe stacionet për matje punojnë në mënyrë selektive, ashtu që, instrumenti për matje të grimcave PM10 në  Gazi Baba është shkyqur nga 14 gushti i këtij viti, përkatësisht, në Lisiçe nga 5 tetori gjegjësisht dy muaj.

Mosfunksionimi i instrumenteve për  PM10 në stacionet matëse nuk do të paraqitet si një ulje e ndotjes së ajrit në raportet vjetore, deklaroi zëvendësministri i mjedisit jetësor, Jani Makraduli.

“Jo, nuk do të paraqiten si ulje të ndotjes, sepse ato nuk punojnë. Dua të theksoj edhe njëherë se Plani për ajër të pastër përballet me ndotësit. Është me rëndësi nëse stacioni tregon 100 ose 150 mikrogramë për metër kub, por më e rëndësishme është t’i parandalojmë ata që i kanë shkaktuar ato 150. Plani bazohet pikërisht në atë, si të gjejmë zgjidhje për ndotjen” thotë Makraduli.

Ai informoi se Plani për vitin 2019 parasheh blerje të instrumenteve krejtësisht të reja për 18 stacionet ekzistuese matëse. Gjatë monitorimi do të ketë parashikim në kohë reale, gjegjësisht projeksion tre-ditor të ndotjes.

Matja e fundit në stacionin matje në Lisiçe, për grimcave PM10 ishte më 5 tetor në ora 8 të mëngjesit, kur stacioni matës tregoi vlerën 137 mikrogramë për metër kub. Tre orë më parë, në orën 5 të mëngjesit tregoi 629 mikrogramë, në orën 3 pas mesnate 382 nëmikrogramë, dhe në orën 1 259.

LEXO: Organizatat për mbrojtjen e ambientit jetësor: 1.5 milion euro nuk mjaftojnë për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button