Gazetarët: Qeveria mos t’i keqpërdorë përfundimet e KE për mospërfshirjen e reformave mediatike në Planin 18

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar se Qeveria i fshiu reformat në media nga Plani për reforma prioritare 18. Shpjegimi i Qeverisë se reformat mediatike nuk janë të përfshira në planin për reforma sepse ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele kanë kaluar procedurën qeveritare është i papranueshëm. Miratimi i Ligjit për SHMAA në Kuvend është obligim i përbashkët i Qeverisë dhe i shumicës parlamentare.

Rikujtojmë Qeverinë se vullneti i saj politik të luftojë kundër politikës së mosndëshkimit të dhunës mbi gazetarët është i parealizuar. Nga gjithsej 59 sulme mbi gazetarët në pesë vitet e fundit vetëm në dy raste janë dënuar sulmuesit ndërsa rastet tjera janë të pahetuara, ose janë vetëm pjesërisht të hetuara.

Është e pasinqertë nga Qeveria të provojë t’i keqpërdorë përfundimet e Këshillit të Komisionit Evropian për mospërfshirjen e reformave në media në Planin 18. Vet Bashkimi Evropian na informoi se përfundimet nga Këshilli në asnjë rast nuk do të thonë se reformat në media nuk janë të rëndësishme për vendimin e tyre në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë vitin e ardhshëm.

Kërkojmë nga Qeveria t’i kthejë reformat për media në planin 18 dhe seriozisht të përkushtohet në përmbushjen e premtimeve të dhëna para bashkësisë mediatike dhe Këshillit të Evropës për Kodin Zgjedhor, i cili verës u ndryshua dhe plotësua pa debate dhe në mënyrë jotransparente.

Rikujtojmë se dhënia e mundësisë që me para publike të financohet propaganda politike e partive në media, gjatë kohës së fushatës zgjedhore, paraqet vazhdim i reklamimit të paguar politik të Qeverisë sikur në kohën e regjimit të kaluar vetëm në një formë më të ndryshme. Kjo masë vetëm do t’i mbajë në jetë lidhjet klientelistike mes partive dhe pronarëve të mediave dhe do t’i hesht mediat.

Mundësia ligjore e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të ndjekur mënyrën e raportimit në mediat onlajn gjatë kohës së fushatаве zgjedhore është absolutisht e pazbatueshme dhe është në kundërshtim me standardet dhe praktikat evropiane, që mund të ketë pasoja serioze mbi lirinë e mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button