Mlladenovski: Pas sulmin në Kuvend, Boshkovski solli armë me veturën e Policisë Sekrete

Pasi që sot në seancën gjyqësore për rastin e 27 Prillit, i akuzuari Stefan Mlladenovski ka theksuar se pas sulmin në Kuvend qëndrojnë funksionarë të lartë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), në krye me drejtorin e e atëhershëm, Vlladimir Atanasovski, por edhe të të akuzuarit Aleksandar Vasilevski – Ninxha, versionin e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Mihaill Mlladenovski, i cili gjithashtu është i akuzuar, njofton Portalb.mk.

Ai ka treguar se maskat që u janë ndarë personave i ka paguar Ninxha, për të cilën ka kërkuar edhe llogari fiskale që më pas t’i kthejë paratë.

Gjithashtu si edhe vëllai i tij, Mihaill zbuloi informata tronditëse, gjegjësisht se pas sulmit në Kuvend, te Parku i Gruas (Përballë Kuvendit) ka arritur Nikolla Boshkovski me veturë zyrtare të DSK-së në të cilën ka pasur armatim.

“Më treguan se ka armë, për të cilën më tha se duhet që t’u ndahet njerëzve të cilët kanë përvojë, gjegjësisht ish përfaqësuesve të njësitit “Luanët”. Nevoja shihej nga informatat se janë drejtuar grupe të armatosura të shqiptarëve. Megjithatë, armatimi nuk është ndarë pasi që ka arritur informatë nga këshilltari i presidentit Gjorge Ivanov, Sinisha Aleksovski, se presidenti do të shpallë gjendje lufte, dhe se ushtarët tanimë janë shpërndarë”, tha Mlladenovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button