Qeni i George HW Bush, foto prekëse pranë arkivolit

Labradori i artë, që ndihmonte presidentin e ndjerë George HW Bush, është fotografuar teksa qëndron pranë arkivolit të tij në një nderim prekës.

Bush, që shërbeu si president i 41-të i Shteteve të Bashkuara, nga viti 1989 deri në vitin 1993, u nda nga jeta të premten në moshën 94-vjeçare, transmeton TCH.

Qeni “Sully” do të udhëtojë ndërkohë drejt Uashington DC, ku edhe do të bëhen nderimet shtetërore për presidentin e ndjerë, në një ditë zie kombëtare. Arkivoli me trupin e ish-presidentit do të dërgohet nga Teksasi në Uashington DC, në bordin e “Air Force One”, e më pas do të kthehet në shtëpi të mërkurën, ku edhe do t’i jepet lamtumira e fundit.

“Sully” sigurisht që do ta shoqërojë trupin në të gjithë këtë itinerar. Fotoja prekëse është hedhur në “Twitter” nga zëdhënësi i Bushit, Jim McGrath, nën mbishkrimin “Misioni u krye”!

Përdoruesit e medieve sociale falënderuan qenin për shërbimin dhe nuk i ndalnin komentet mbi besnikërinë e tyre ndaj pronarëve. “Sully” është quajtur kështu në nder të pilotit Chesley “Sully” Sullenberger, që uli një avion pasagjerësh mbi lumin Hudson në vitin 2009, duke shpëtuar jetën e të gjithë personave në bord.

Labradori dyvjeçar i ishte dhënë në fillim të vitit Bushit të vjetër, për ta ndihmuar, pavarësisht se ai përdorte një karrocë me rrota. Qeni i trajnuar mund t’i përgjigjej një numri komandash, përfshirë të hapte dyert dhe të merrte telefonin kur ai binte.

Tani, ai do të punojë si qen shërbimi dhe do të ndihmojë ushtarët e plagosur në luftë. Qeni ka një llogari të tijën në Instagram, ku ai shihet të ndihmojë në votim presidentin e ndjerë, gjatë zgjedhjeve të muajit të kaluar në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button