Kualifikueset e Euro 2020, Panucci vlerëson mbi të gjithë Francën

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci vlerësoi kundërshtarët që i rezervoi shorti i Dublinit, mbi të gjithë Francën. Tekniku i kuqezinjve pranoi se “transalpinët” janë mbi çdo ekip tjetër në grup, e se pikët për kualifikimin e mundshëm do t’i kërkojnë te të tjerët.

“Për ne do të jetë e vështirë që të përballemi me kombëtaren franceze, kampione e botës në fuqi. Franca është favorite e grupit, por ne do të përpiqemi të fitojmë kundër Turqisë dhe Islandës për vendin e dytë, që na jep kualifikimin. Sigurisht që do jetë e vështirë, por do të përpiqemi të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe ta mbyllim të dytët. Jam i lumtur të takoj Didier Deschamps, pasi bën një punë shumë të mirë dhe është një trajner klasi”, tha Christian Panucci, trajner i Shqipërisë, në një deklaratë për francezen “L’Equipe”, transmeton TCH.

Shorti për kualifikueset e Europianit të 2020-s ka vendosur Shqipërinë në grupin H, bashkë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button