Komiteti i Helsinkit: Personat me nevoja të kufizuara, mbeten të kufizuar në Maqedoni

Për 3 Dhjetorin – Ditën Botërore të Personave me Nevoja të Veçanta, në reagimin e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, thuhet se “Personat me nevoja të kufizuara, mbeten të kufizuar në shoqëri”, edhe pse ata përshëndesin hapat e ndërmarrë deri tash nga Qeveria e Maqedonisë për përmirësimin e statusit të kësaj kategorie të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Sa i takon përfshirjes, edhe pse u ndërmorën hapa për rritjen e përfshirjes në qytetin e Shkupit, për fat të keq personat me pengesa, nuk ka përjetuar ndryshime të mëdha në pjesët tjera të shtetit. Vetëdija dhe thirrja e ulët për këtë problem është evidente në shumë komuna të Maqedonisë. Me ndërmarrjen e masave konkretet për të mundësuar përfshirje, komunat e kanë penguar lëvizjen dhe jetesën e lirë të këtij grupi njerëzish. Të pasqasshëm mbeten disa institucione shtetërore, shkolla, banka, objekte kulturore dhe rrugë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

Ata kanë përshëndetur hapat e ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë si: Miratimin e Strategjisë nacionale për deinstitucionalizimin 2018-2027 “Timjanik” dhe përpilimin e Planit Aksionar.

LEXO: Deinstitucionalizimi i personave me nevoja të veçanta: buxheti nga 29 milionë denarë, rritet në 169 milionë denarë
LEXO: Alarmante: Në Maqedoni nuk dihet sa persona janë me nevoja të veçanta dhe si harxhohen mjetet për ata
LEXO: Golgota e përditshme e nënës Emsha me djalin autik: mungesë e mbështetjes institucionale
LEXO: Maqedoni, neglizhencën institucionale të personave autik përpos tyre e pëson dhe xhepi i prindërve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button