Izraeli këtë vit ka kryer 811 shkelje ndaj gazetarëve

 Ministria e Informacioneve të Palestinës ka njoftuar se Izraeli gjatë vitit 2018 ka kryer 811 shkelje ndaj gazetarëve të cilët punonin në territorin palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Informacionit të Palestinës publikoi raportin e titulluar “Shkeljet e shtetit pushtues të Izraelit ndaj Lirisë së Shtypit në vitin 2018”. Sipas këtij raporti, forcat izraelite kanë kryer 282 shkelje në Gazën nën rrethim, ndërsa 529 në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

Në raport thuhet se dy gazetarë të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre në Rripin e Gazës kanë humbur jetën pasi ishin objektiv i plumbave të ushtarëve izraelitë.

Në raport thuhet se ushtarët izraelitë kanë kryer sulme fizike ndaj 345 gazetarëve dhe shkelje të ndryshme ndaj 162 gazetarëve të tjerë.

Sipas raportit, që nga 30 marsi i vitit 2018 kur filluan protestat e “Marshit të Kthimit të Madh” në Rripin e Gazës, 80 gazetarë gjatë ndjekjes së protestave janë plagosur nga plumbat e ushtarëve izraelitë.

Duke vënë në dukje se Izraeli ka mbyllur 54 institucione të shtypit, në raport thuhet se 100 gazetarë janë privuar nga liria e ushtrimit të profesionit të tyre.

Më tej theksohet se delegacionet pranë ministrisë kanë vërejtur se gjatë bastisjeve ndaj institucioneve të shtypit, forcat izraelite kanë kryer 58 shkelje të ndryshme. Po ashtu thuhet se 48 gazetarë në burgjet izraelite i janë nënshtruar persekutimit, ndërkaq 42 gazetarëve u janë konfiskuar letërnjoftimet dhe janë përjashtuar nga liria e udhëtimit.

Në raport thuhet se ushtarët izraelitë më 12 nëntor kanë rrënuar televizionin El-Aksa e lidhur me lëvizjen Hamas dhe se muaji maj është regjistruar si muaji ku shkeljet ndaj gazetarëve nga ana e Izraelit kanë arritur kulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button