Anketë: 69 për qind e minoriteteve në Britani mendojnë se përballen me racizëm

Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e pjesëtarëve të minoriteteve në Britani të Madhe mendojnë se në këtë vend ekziston problemi i “racizmit”, ka treguar një anketë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anketa është realizuar nga gazeta “The Guardian” me 1.000 pjesëtarë të minoriteteve dhe 1.797 të bardhë, ndërsa ajo po ashtu ka treguar se 43 për qind e minoriteteve besojnë se rregullisht përballen me diskriminim.

Sipas anketës, 53 për qind e minoriteteve besojnë se përballen me diskriminim për shkak të veshjeve ose mendimeve të tyre, ndërsa kjo shkallë është regjistruar në 29 për qind te të anketuarit e bardhë.

Po ashtu, 43 për qind e pakicave që kanë marrë pjesë në anketë, e cila kryesisht është fokusuar në përvojat ditore qytetarëve me ngjyrë ose me prejardhje aziatike, besojnë se janë shpërfillur gjatë ngritjeve në detyrë në vendet e punës në pesë vitet e fundit, ndërsa një mendim të tillë e kanë shprehur vetëm 18 për qind e të bardhëve.

62 për qind bllokohen në kontrollet e sigurisë në aeroporte

Nga pakicat e anketuara, 38 për qind ka theksuar se në pesë vitet e fundit mbi ta janë hedhur dyshime për vjedhje nëpër dyqane, 37 për qind janë ndaluar nga policia pa arsye, kurse 62 për qind janë bllokuar në kontrollet e sigurisë në aeroporte.

Ndërkaq, 55 për qind janë pandehur si punonjës nëpër dyqanet që kanë hyrë për të blerë, ka treguar anketa, sipas së cilës, 57 për qind e pakicave besojnë se duhet të punojnë më shumë për të arritur suksesin e të tjerëve, kurse 40 për qind janë shprehur se fitojnë më pak se të tjerët.

Anketa ka vënë në dukje se 50 për qind e pakicave të anketuara kanë theksuar se njerëzit nuk dëshirojnë të ulen pranë tyre në mjetet e transportit publik, 55 për qind kanë thënë se përjashtohen nga aktivitetet sociale, 72 për qind kanë theksuar se përballen me sjellje të pahijshme në vende si restorantet, kurse 60 për qind kanë treguar se njerëzit tallen me emrat e tyre.

Në Britani, e cila ka popullsi prej 66 milionë banorësh, jetojnë 8,5 milionë pjesëtarë të pakicave, shumica e të cilëve përbëhet nga popujt e ish-kolonive të periudhës perandorake britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button