Sali Berisha, noton si peshku, thyen rekordin personal

Edhe këtë vit, Kryeministri Berisha ka zgjedhur sërish bregdetin e Dhërmiut për të kaluar një fundjave pushimi. 

I frymëzuar nga shpirti olimpik, Kryeministri Berisha, i cili po kalon të dilën me mbesat dhe nipërit në Dhërmi vendosi sot një rekord të ri personal, 141 minuta not në ujërat e detit Jon, kundrejt 132 minutave të një viti më parë. 

Vendosja e rekordit te ri në notin që zgjati nga ora 9:10 të paradites deri në orën 11:31 minuta, kryeministri e cilësoi si një ogur të bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve 2013. 

Kryeministri Berisha tha se beson se në gusht mund të shënojë një rekord tjetër të ri. Pushimi në Dhërmi gjatë sezonit veror për Kryeministrin Berisha, eshtë kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm. /ballkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button