fbpx

Nikushevski: Makraduli e di se ka matës që tregojnë se kush ndot dhe kushtojnë 250.000 euro

Me qëllim që të identifikimit efikas të shkaqeve të ndotjes, “Meta” bisedoi me aktivistin ekoligjik, novatorin dhe biznesmenin Toni Nikushevski. Për publikun e gjerë ai u bë i njohur kur para një muaj më parë, në kushte ku një pjesë e matësve zyrtarë të ndotjes, që i takojnë Ministrisë së Mjedisit Jetësor, në komunat më të ndotura në Shkup Lisiche dhe Gazi Babë ndërprenë punën, paralajmëroi se do të sjellë një donacionn nga një firmë polake për Shkupi – sensorë që e masin ndotjen e ajrit, transmeton Portalb.mk.

Ju paralajmëruar donacion prej 10 sensorëve për matje të ndotjes nga kompania polake “Airly”. Çfarë ndodhi

Ende asgjë, sepse ndodhën disa gjëra të pakëndshme. Gjegjësisht, zëvendësministri Jani Makraduli në disa debate të fundit harxhoi shumë energji për të diskredituar këto matës si teknologjia, ndonëse janë të përshkruar, të certifikuar, të standardizuar nga institucione  kompetente evropiane. U shfaqën rezerva te donatorët, sepse u manifestua energji aq e keqe sa që kishte mundësi qytetarët të mbeten pa këtë donacion.

Qytetarët duhet gjithashtu të dinë se grimcat PM mund të jenë me përbërje kimike të ndryshme, gjegjësisht disa kimikate në ajër janë më të dëmshme se të tjerat. Kështu, ne vetëm e dimë se po na helmojnë PM10 dhe PM2.5. Duhet të jemi të informuar se mes tyre ka toksina jashtëzakonisht vdekjeprurëse.

Pikërisht. Qytetarët duhet të dinë se disa komponime të emetuara në ajër nga ndonjë burim mund të jetë me koncentrime më të larta dhe mos të kenë fuqi aq shkatërrimtare për njerëzit se sa disa helme që mund të ekzistojnë në ajër me koncentrim më të ulët, por që janë tmerrësisht helmuese.

A ka në treg matës të cilët do të masin një spektër më të gjerë të ndotësve sesa kjo që tani po matet në Maqedoni? A është e mundur të përcaktohet se kush nuk e ndot saktësisht?

Тони, мерач 1
.

Ka. Në treg ka në dispozicion matës të cilët veprojnë në parimin e spektrometrisë, të cilët masin me saktësi në një distancë prej 5-10 kilometra: prej ku vjen çfarëdo lloj emetimi deri në 100 mijë lloje të substancave të ndryshme të dëmshme, cila është përbërja kimike e atij emetimi të gazit, të cilat tregojnë saktë sa është koncentrimi i atij helmi në ajër dhe si lëvizë reja e gazit të rrezikshëm, madje nëpërmjet animacion në ekran tregon edhe si duket kjo re, edhe pse ju nuk e shihni në realitet. E dini, ka gazra helmuese që janë të padukshme për syrin e njeriut. Është e lehtë për të parë se diçka po tymos dhe e gjeni burimin, ndonëse edhe atëherë nuk e dimë se çfarë ka krejt në atë tym. Ndodh që të ketë emetim  të gazit të dëmshëm nga ndonjë burim, fabrikë, depo, deponi, që është i padukshëe, ndërsa është jashtëzakonisht helmues. Tani, edhe nëse ka incidente të tilla, ne nuk i detektojmë dhe nuk i masim ato. Regjistrohet rritje në vlerën e grimcave PM dhe aq. Droni i blerë, nuk është teknologji e pranuar për detektim të gazrave toksike, ai mund të fotografojë se ku ka tym dhe aq.

A jeni duke thënë se ka matës të cilët mund të na tregojnë krejt këtë dhe të mos lodhemi dhe mos të shpenzojmë resurse kot për të përcaktuar prej nga ka ardhur ndotja dhe kush saktë e ka shkarkuar në ajër? Sa kushton një matës i tillë?

Sigurisht që ekzistojnë dhe kushtojnë 250-300 mijë euro, së bashku me softuerin për ta. Kjo është teknologji e njohur dhe e përdorur gjerësisht, ndërsa informacionet ekzistojnë në internet. Unë personalisht fola me Makradulin dhe këshilltarët e Shilegovit, me zëdhënësin e qeverisë, i bëra tag kryeministrit postimet e mia në Fejsbuk për të arritur deri te ata. Por kot. Për Shkupin do të mjaftonin dy ose tre matës të tillë, për të mbuluar tërë luginën, veçanërisht nëse disa prej tyre do të instaloheshin në automjet që të jenë në lëvizje. Këto pajisje mund t’ju kursejnë resurse komunave, sepse nuk do kërkohet angazhim i resurseve më të mëdha si tani, nuk do të ketë nevojë të bëhet apeli “Raporto ndotësit” për çka ekipe të tëra aktivizohen për gjethe të djegura diku, nëse njëkohësisht ka rrjedhje të gazit helmues.

Autoritetet po i bindin qytetarët se ata janë vetë fajtorë që thithin ajër të ndotur. Makraduli dhe  Shilegov e përdorin çdo mundësi për të theksuar se ndotin familjet dhe se industria i paska lejet e duhura në përputhje me standardet evropiane …

Politikanët janë vetë “ndotesit” më të mëdhenj, sepse ata, me improvizime e tyre, e ndotin hapësirën ​​që duhet t’u takojnë ekspertëve nga fusha e mbrojtjes nga ndotja! Ata thjeshtë e uzurpuan zërin e ekspertëve dhe tani ata janë autoritetet që flasin për ndotjen. Ndërsa, leja është vetëm një copë letre nëse nuk ka kontroll dhe nëse nuk ka transparencë a është pikërisht ashtu siç pohohet. Ku është monitorimi i pavarur, kontrolli civil? Për këtë nuk flitet fare …

A janë me të vërtetë qytetarë ose ka ndotje edhe nga industria?

Organet kompetente po mbështeten shumë në rezultatet e një studimit finlandez që ka një duzinë të anomalive serioze- monitiroimi, me vetëm një stacion matës në Karposh, me numër të kufizuar të marrjes së mostrave, mosndarja e djegies së mazutit nga karburantët tjerë, me çka automatikisht barrën e ndotjes bie mbi amvisëritë. E gjithë Evropa, që moti, matë shumë më tepër parametra të përbërësve të dëmshëm në ajër, ndërsa autoritetet tona po përpiqen me këmbëngulje ta anashkalojnë atë. Nëse matet spektër më i gjerë e ndotësve si në BE, ndoshta do të gjenim se ndotje më të madhe kemi nga subjektet industriale. Unë nuk po bëj avokati për mbyllje të industrisë, por shteti duhet të ndihmojë në “tranzicionin e gjelbër” të saj.

Kritikat për programin e Qeverisë, i titulluar “Plani për ajër të pastër” janë të shumta.

Është një hartim i thurur me fjalë të ëmbla biseduar për njerëz që nuk janë të informuar mirë. Askush, i cili ka punuar në këtë problematikë, nuk do të mirrte hov me shifra dhe premtime të tilla, veçanërisht me një buxhet kaq të vogël në dispozicion. Që moti në Evropë aplikohet parimi i quajtur “BAT – Best Available Techniques (Teknikat më të mira në dispozicion)”, që përdoret për të përcaktuar se me cilën metodë, ndonjë problem, mund të zgjidhet më së miri. Ky parim na mundëson, edhe ne, qytetarëve të shohin nëse qeveria ka të vërtetë qëllime serioze apo improvizon. Ja, informacioni që filtri në “Jugohrom” do të kushtojë 1.5 milionë euro, duke qenë se e njoh temën e sistemeve të filtrimit, mund të pohoj se s’ka kompani që do të merren përsipër për të bërë filtër të tillë në një fabrike të tillë për ato të holla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button