Strugë, Interesohen SHBA dhe Turqia për Zonën e lirë ekonomike

Për Zonën e Lirë ekonomike që është paralajmëruar të ndërtohet në Strugë nga pushteti vendor shprehen optimist për suksesin e këtij projekti dhe zhvillimin që ajo do ti sjell kësaj pjese të vendit. Vendorët potencojnë se akoma pa u finalizuar ky projekt është hasur interesi për të investuar aty, dhe në këtë drejtim përmendin dy kompani të njohura nga SHBA dhe Turqia të cilat tashmë kanë shfaqur ambicien për të ndërtuar repartet e tyre prodhuese në këtë Zonë të lirë ekonomike. 

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko potencon se gjithçka që ka qenë në dorë të pushtetit vendor në drejtim të përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e Komunës së Strugës tashmë është ezauruar. 

Për Merkon interesi për të investuar në Zonën e lirë ekonomike të Strugës detyrimisht do të jetë solid edhe për shkak të pozicionit gjeografik të Strugës në afërsi të porteve bregdetare të Adriatikut ,Jonit dhe Egjeut dhe lidhjes me rrjetin hekurudhor që do të bëhet në një kohë të afërme.

Ndërkohë, Merko nuk sheh ngjashmëri ndërmjet Zonës së Lirë ekonomik dhe Zonës Industriale ku edhe pas disa tentativave nuk u shfaq interes për të investuar , sepse vetëm dy parcela të zonës industriale në Strugë janë shitur edhe atë në tenderin e parë të organizuar të cilat u blenë nga kompania ”NABIZI” nga Struga. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button