Trupi për pajtim vendosi që të ketë diskutim për amendamentet kushtetuese dhe jashtë Shkupit

Debati publik pas mbarimit të votimit në Kuvendin për draft-amendamentet kushtetuese, përveç në Shkup, të ketë edhe në qytetet tjera në Maqedoni, u morën vesh sot në seancën e nëngrupit për integrime të trupit interpartiak për pajtim, njofton Portalb.mk.

“u morëm vesh, përveç në Shkup, ASHAM dhe institucionet tjera që ndodhen në kryeqytetet, debate publike për draft-amendamentet të mbahet edhe në qytetet tjera, atje ku ka qendra universitare, si në Manasitr, Shtip, Tetovë, por ndoshta edhe në qytete tjera. Ne deputetët e kemi me rëndësi debatin publik që të shihet se si do të zhvillohen aktivitetet e mëtutjeshme”, deklaroi deputeti Jovan Mitrevski nga LSDM, i cili udhëheq me nëngrupin për integrime.

Debati publik duhet që të zgjat pesë ditë pas votimit të ndryshimeve të draft-amendamenteve kushtetuese, ndërkaq pritet që sot në Kuvend të votohen edhe dy draft-amendamentet e mbetura, të parashikuara me Marrëveshjen e Prespës. Pas mbarimit të debatit publik, për dy ditë duhet që të përgatitet raport nga diskutimi, ndërkaq më pas kryetari i Kuvendit, Talat DXhaferi duhet që të mbvajë seancë.

Sipas Mitrevskit, tërë procesi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese duhet që të mbarojë deri në mes ose në fund të janarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button