Qyteti i Shkupi vazhdon me ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve

Qyteti i Shkupi është duke vazhduar me ndarjen e subvencioneve në amvisëri dhe në subjekte tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një ndër masat për uljen e ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.

Me këtë masë Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të harxhimeve të amvisërive dhe të subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve në shumë prej 1.000 denarëve, ndërsa për subvencione mund të dorëzojnë kërkesë persona fizik dhe juridik, vendbanimi i të cilëve është në qytetin e Shkupit.

Deri tani për subvencione të mjeteve për pastrimin e oxhaqeve janë dorëzuar rreth 230 kërkesa nga qytetarët.

Pagesa e mjeteve do të bëhet në mënyrë rendore, sipas rendit të paraqitjeve të arritura, pas dorëzimit të vendimeve për miratim të kërkesave nga kryetari i Qytetit të Shkupit.

Kërkuesit e subvencioneve deri te Qyteti i Shkupit duhet të dorëzojnë kërkesë për kompensim. Formulari mund të merret nga arkivi i Qytetit të Shkupit, ose nga ueb-faqja e Qytetit të Shkupit.

Si dëshmi që jeton në Shkup duhet të dorëzohet fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës, ndërsa nga subjektet juridike duhet të dorëzohet gjendja aktuale jo më të vjetër se 6 muaj.

Duhet edhe vërtetim, të nënshkruar nga personi profesional që i pastron oxhaqet, si dhe llogari fiskale nga firma për pastrimin e oxhaqeve.

Fotokopja e xhillollogarisë dhe të gjitha këto dokumente, së bashku me kërkesën vendosen në zarfë dhe dërgohen te Qyteti i Shkupit, bulevardi Ilinden, numër 82, në arkiv të Qytetit të Shkupit, çdo ditë pune prej ora 8 e 30 deri në orën 15:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button