Trembëdhjetë persona dyshohen se janë përfshirë në përleshjen e armatosur në Tetovë

Prokuroria Themelore Publike Tetovë njofton se ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave për vepër penale të kryer “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”, si dhe për vepër penale “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregti me armë me materie spërkatëse nga neni 396 të Kodit Penal”, transmeton Portalb.mk.

Për dy të dyshuar, të cilët gjatë incidentit kanë shfrytëzuar armë automatike që qytetarët e kanë të ndaluar, është filluar procedurë hetimore për vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal”, si dhe për vepër penale “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregti me armë me materie spërkatëse nga neni 396 të Kodit Penal”. Njëra nga këta të dy ka ikur dhe nuk është i kapshëm për organet e rendit.

Për tetë personat tjerë që dyshohen se janë përfshirë në incident, është ngritur procedurë e shkurtuar për vepër penale të kryer “Shkaktim të  rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”.

Ngjarja ka ndodhur më 30.11.2018 para kazinos në Tetovë, kur katër të dyshuar, të punësuar në Agjencinë për Sigurim nga njëra anë dhe të dyshuarit tjerë nga ana tjetër erdhën në konflikt për shkak parave të humbura në kazino, në shumë prej 3.600 eurove nga një nga të dyshuarit. Më pas me mjete të rrezikshme, pistoleta automatike kanë shkaktuar rrezik në jetën dhe trupin e njerëzve që ishin të pranishëm.

Prokurori kompetent publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë ka dorëzuar Propozim për përcaktimin e masës paraburgim për pesë të dyshuar për të cilin është dorëzuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, propozimi i tillë është pranuar dhe të dyshuarve u është përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Për të dyshuarin që është në arrati masa do të fillojë të aplikohet nga gjetja e tij dhe privimi i lirisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button