Sarajeva mbrëmë ka qenë qyteti më i ndotur

Kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës, Sarajeva, mbrëmë ka shënuar nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Entit të Hidrometeorologjisë të BeH-së, niveli i grimcave të dëmshme PM2,5 mbrëmë ka arritur në 245, i cili përkufizohet si “shumë i pashëndetshëm” ose me ngjyrë vjollce.

Distanca e shikueshmërisë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit ka rënë në masë të konsiderueshme, ndërkohë që Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës ka anuluar disa fluturime.

Qytetarët e kryeqytetit boshnjak janë vërejtur me maska në fytyrat e tyre për shkak të ndotjes.

Nga ana tjetër, sipas matjeve të bëra nga përfaqësitë e ndryshme diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Sarajeva mbrëmë ka qenë qyteti me ajrin më të ndotur në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button