Derisa Qeveria dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën, qytetarët thithin helm

Mbrëmë, pothuajse të gjitha stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor kanë treguar disa herë sasi më të madhe të grimcave kancerogjene PM10 dhe PM2..5, transmeton Portalb.mk.

Opozita e VMRO-DPMNE-së e akuzoi pushtetin se është fajtore që qytetarët po mbyten nga ndotja enorme e ajit, ndërsa nga LSDM-ja thonë se Qeveria së bashku me të gjitha institucionet kompetente punon në mënyrë aktive për tejkalimin e problemit shumëvjeçar me ndotjen.

“Koncentrimi i grimcave të rrezikshme kancerogjene PM10 është më shumë se pesë herë mbi nivelin e lejuar, ndërsa Shilegov dhe Makraduli në vend se të ndërmarrin masa urgjente, i heshtin qytetarët dhe organizatat joqeveritare. LSDM deri sa ishte në opozitë premtuan masa urgjente për ajër më të pastër dhe manipuloi se kur do të vijë në qeveri, menjëherë do ta zgjidh problemin me ndotjen. Pasi u rregulluan në fotelet e rehatshme i harruan premtimet e tyre dhe pothuajse dy vjet nuk kanë realizuar asnjë projekt për përmirësimin e ajrit”, thonë nga partia e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE propozon të sigurohen mjete në buxhet dhe të vendosen më së paku tre stacione matëse statike dhe katër stacione matëse mobile. Statiket  të vendosen në afërsi të TEC Manastiri, TEC Osllomej në Kërçovë, si dhe në Drislla, ndërsa ato mobile në Radovish, Prilep, Gostivar si dhe Petrovec.

Nga LSDM thonë se në vitin 2018 ka ulje të numrit të ditëve me tejkalimin e ndotjes së lejuar prej 50 për qind, krahasuar me vitin 2016 dhe 2017.

“Sipas përqindjes nga të gjitha stacionet matëse në Maqedoni, në periudhën prej 1 janarit deri më 30 tetor 2018, janë regjistruar 88 ditë të ndotura, që është ulje e paktë në krahasim me vitin 2016 dhe 2017 kur ditët me ajër të ndotur kanë qenë 99. Duhet edhe shumë punë, Qeveria e kryesuar nga LSDM, ministria kompetente, komunat dhe të gjitha institucionet vazhdimisht marrin masa për përballje me ajrin e ndotur, me qëllim përfundimtar, që ndotja për dy vite të ulet për 50 për qind në Shkup dhe nga 30 deri 50 për qind në gjithë territorin e Maqedonisë”, thonë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button