Kuvendi i Maqedonisë, kaloi edhe amandamenti për mos-cenimin e kufijve

Kaloi edhe draft-amendamenti për mos cënimin e kufijve në Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot ku diskutohet për amendamentet e mbetura për ndryshimet kushtetuese, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, transmeton Portalb.mk. Për votuan 64 deputetë, kundër 14, të përmbajtur 2. Dy deputetet e pavarura tani më ish të VMRO-DPMNE-së Emilija Aleksandrova dhe Vladanka Aviroviq votuan të përmbajtura.

Tani mbetet të diskutohet dhe votohet edhe për Amendamentin XXXVI – i cili parasheh që:
1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe, mbrëmë deputetët me 65 vota “për”, 18 “kundër” dhe 8 “të përmbajtur”, Kuvendi i Maqedonisë e ka konfirmuar draft-amendamentin 34 (XXXIV) për ndryshimet kushtetuese, sipas Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ky amendament parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Gjithashtu  dje në mesditë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 64, me 67 vota “për” dhe katër të “përmbajtura” dhe 23 “kundër” e miratoi draft amendamentin e XXXIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Amendamenti XXXIII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Deputetët e pushtetit dhe opozitës nuk heqin dorë nga pozitat e tyre për dhe kundër ndryshimit të kushtetutës në pajtim me marrëveshjes e Prespës. Të përmbajtur kanë votuar tetë deputetët e opozitës të cilët e kanë përkrahur hapjen e kushtetutës, duke e kushtëzuar me procesin e faljes ose pajtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button